Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai sot u takua me mësimdhënës, prindër e qytetarë, të cilëve iu premtoi se do të punojnë me përkushtim për të garantuar një arsim edhe më cilësor në shkollat e tyre.
Osmani para tyre gjithashtu shpalosi pikat kyqe të arsimit në planprogramin e tij.
“Procesi i digjitalizimit është i pashmangshëm dhe do të jetë një nga prioritetet tona kryesore në mandatin e ardhshëm.
Në këtë kuadër, do të ndërtojmë 3 shkolla të reja dhe 3 çerdhe të reja në qytet, si edhe 3 çerdhe të tjera në fshatra, për të përmbushur nevojat në rritje të qytetarëve tanë.
Një vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë fëmijëve me nevoja të veçanta, duke ofruar kushte më të mira për përfshirje, zhvillim dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë”, tha Osmani.