Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dita e 21-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, një grup qëndruan edhe gjatë natës

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 09:55
Dita e 21-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, një grup qëndruan edhe gjatë natës

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

Përpara Kryeministrisë, ata mbajtën fjalime, teksa bënë thirrje edhe për të qëndruar në shesh deri në largimin e Qeverisë.

Një pjesë e tyre qëndruan deri në orët e para të mëngjesit poshtë zyrës së kryeministrit Rama, një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë ende.

Gjatë protestës ata kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.

Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje./TCH

Protesta

Më shumë nga Lajme

  • 12:18Vjedhje e trafostacionit në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
  • 12:0455 raste të të shtënave festive në vetëm dy muaj, 48 persona u shoqëruan në polici
  • 11:58“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
  • 11:48Ramadani: Kurti po e mban vendin të bllokum se qashtu iu ka tek
  • 11:48Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë