Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Dita e 70-të e protestës në Tiranë, thirrje kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 20:35
​Dita e 70-të e protestës në Tiranë, thirrje kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës

Për të 70-ën ditë, një grup qytetarësh u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër projektit të investimit turistik të parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Protesta nisi në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku pjesëmarrësit vijuan marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke shpalosur pankarta dhe flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për ndryshime në disa prej politikave që lidhen me territorin, mjedisin dhe sistemin zgjedhor.

Kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec ishte një prej çështjeve kryesore të tubimit, ndërsa protestuesit kërkuan gjithashtu rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Në protestë u ngritën edhe çështje të tjera politike, përfshirë kërkesën për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe kundërshtimin e hartës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Gjatë marshimit pati thirrje politike kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

Pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë protestat, duke kërkuar që qëndrimet e tyre të merren në konsideratë për projektet që prekin zonat e mbrojtura dhe politikat territoriale, raporton ATSH.

Tubimi u monitorua nga shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërsa protesta vijoi në bulevardin përpara Kryeministrisë. /KP/

thirrjekundërtiranë

Të ngjashme

Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

10:40
Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë

Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë

23:41
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

23:26
Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë

Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë

12:28

Më shumë nga Lajme

  • 17:52Prania e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça
  • 17:36Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
  • 17:33Nata e pestë e protestës kundër femicidit
  • 17:27Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj
  • 17:15Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë