Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka hapur dyert për qytetarët në të gjitha kazermat e saj në vend, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, përmes aktivitetit “Dita e Hapur”.
Që nga ora 10:00, një numër i madh nxënësish kanë mbërritur në ambientet e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po kanë mundësi të njihen nga afër me aktivitetet, kapacitetet dhe pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aktiviteti “Dita e Hapur” po mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në Kosovë, përfshirë ato në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.




