Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 09:50
Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Komandanti i FSK-së në urimin e tij shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë në shërbim të vendit.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së.

Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, shkruan komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

forcësjasharifsk-së

Të ngjashme

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

12:46
Dita e Forcës, FSK-ja hap dyert për qytetarët, nxënësit mbushin kazermën “Adem Jashari”

Dita e Forcës, FSK-ja hap dyert për qytetarët, nxënësit mbushin kazermën “Adem Jashari”

11:08
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë

08:56
Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

08:23

Më shumë nga Lajme

  • 13:01Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
  • 12:56Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë
  • 12:45Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, nuk u pajtua me kërkesat e kryetarit Prebeza për ndëshkimin e stafit të gjimnazit
  • 12:45Përfundimi i mandatit të Jasharit, Maqedonci: Hapat do të ndërmerren sipas ligjit
  • 12:21Të shtëna në drejtim të policëve në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen tre persona – dyshohet se kishin drogë në veturë