Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dita e Pavarësisë së Francës, Guerot thirrje partive ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë duke bërë kompromis

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 20:56
Dita e Pavarësisë së Francës, Guerot thirrje partive ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë duke bërë kompromis

Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura publike.

Ambasadori francez transmetohet të ketë thënë se Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare.

Ambasadori Olivier Guerot iu bëri thirrje partive politike ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë duke bërë kompromis.

Më poshtë njoftimi I plotë:

Pritja me rastin e Festës Kombëtare Franceze më 14 korrik u hap me një mesazh video nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kryeministri në detyrë mbajti gjithashtu një fjalim. Në mesazhin e tij, Ambasadori nënvizoi se “Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare”.

Kështu, gjatë vitit të kaluar, Ambasada ka rritur përpjekjet e saj ndaj shoqërisë civile kosovare, siç është programi i trajnimit i zhvilluar me festivalin e filmit të animuar Anibar dhe një projekt i ri për të mbështetur disa media të pavarura shqipe dhe serbe në Kosovë.

Ambasadori gjithashtu theksoi partneritetin me autoritetet e Kosovës, veçanërisht përmes projekteve ambicioze të Agjencisë Franceze për Zhvillim. Megjithatë, situata aktuale politike po pengon nënshkrimin dhe ratifikimin e këtyre projekteve. “Më lejoni që me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e kuvendit dhe një qeverie të mbështetur nga ky kuvend”, përfundoi Ambasadori.

Franca

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi