Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman, duke theksuar rrugëtimin e vendit nga ndarja drejt bashkimit dhe kontributin e forcave gjermane në Kosovë.
Në fjalimin e tij në ngjarjen e organizuar për 36 vjetorin e Bashkimit Gjerman, Rudolph tha se kjo ditë shënon jo vetëm ribashkimin e vendit të tij, por edhe kalimin nga ndarja në unitet, nga dy ish-forca të armatosura gjermane drejt një Bundeswehri të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi Evropian të bazuar në bashkëpunim dhe paqe.
Ai theksoi se historia e Gjermanisë ka një kuptim të veçantë në Kosovë.
“Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.




