Jeton Ramadani, djali i një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së Agim Ramadani "Katana", ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ai ka shpjeguar se çka ka ndodhur me gjeneralin e njohur kroat Ante Gotovina, i cili ishte dënuar me 24 vjet burgim për krime lufte.
Por, më pas pas ankesës në shkallën e Apelit ishte liruar.





