Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të trajtohen si rekomandime, por si vendime të detyrueshme për të gjitha institucionet.
Në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me rastin e publikimit të analizës “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, Zemaj ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të këtij institucioni.
“Në një shtet demokratik vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihen si rekomandime, por ato janë të obligueshme”, ka thënë Zemaj, raporton Betimi për Drejtësi.

