Altin Krasniq, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se ka vizituar babanë pas vendimit të sotëm në Hagë.
Ai u shpreh se Krasniqi ka falënderuar secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai.