Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana dhe Policia në aksion: Kapet vetura me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 13:53
Dogana dhe Policia në aksion: Kapet vetura me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen.

Sipas njoftimit automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, por personat që gjendeshin brenda e braktisën atë dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Më tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë u gjetën 32 thasë me pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 thes me rripa pantallonash (303 copë).

Po ashtu, në automjet u sekuestruan një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar. Me udhëzimet e Prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave