Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 16:15
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerët e shtabit të tij, ka qëndruar për një vizitë në Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar nga afër angazhimin e vazhdueshëm të personelit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU).

Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i bëri të ditur se kjo vizitë dëshmon përkushtimin e misionit për të ruajtur një prani të dukshme, për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës në terren, duke përshtatur praninë e tij përmes një qasjeje graduale dhe të bazuar në kushte.

Gjeneral Brigade Daniels theksoi se siguria reale arrihet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Siguria fillon me njerëzit. Çdo bisedë, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo mundësi për të dëgjuar na ndihmon të kuptojmë më mirë komunitetet të cilave u shërbejmë. KFOR-i do të vazhdojë të angazhohet ballë për ballë me njerëzit nga të gjitha komunitetet anembanë Kosovës, sepse siguria e qëndrueshme ndërtohet përmes besimit, respektit dhe lidhjes njerëzore,” deklaroi Gjeneral Daniels.

Sipas komunikatës, këto aktivitete ndihmojnë në vlerësimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë, duke mbështetur përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët në Kosovë.

Në fund, ritheksohet se KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

shtabitkfor-itshefi

Të ngjashme

Humolli kërkon zhbërjen e Speciales, largimin e EULEX-it e KFOR-it

Humolli kërkon zhbërjen e Speciales, largimin e EULEX-it e KFOR-it

21:47
Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës

Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës

16:11
Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

15:56
Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

14:32

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave
  • 15:34Përfundon “Kursi i Avancuar për Lider” në FSK, trajnohen pjesëtarët për detyra udhëheqëse