Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana kap mallra që dikush tentoi t’i fusë në të zezën, kishte proteza për dhëmbë e veshmbathje

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 16:43
Dogana kap mallra që dikush tentoi t’i fusë në të zezën, kishte proteza për dhëmbë e veshmbathje

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të detajuara janë zbuluar mallra që nuk ishin deklaruar në procedurat doganore, përfshirë: tekstil (kryesisht veshje sportive për stërvitje), produkte dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi të konsiderueshme dërgesash postare që përmbanin tekstil, këpucë dhe çanta krahu.

Të gjitha mallrat e gjetura janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodinin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).

Duke reaguar pas rasteve, Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollet në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona