Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 16:13
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit, në këtë pikë kufitare janë paraqitur për kontroll disa kamionë të ngarkuar me automjete, për të cilët paraprakisht ishin paraqitur deklaratat përkatëse për procedurën e zhdoganimit.

“Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit, si dhe harmonizimit të të dhënave të deklaruara me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se, ndonëse pesha e ngarkesës përputhej me atë të deklaruar, në dokumentacion nuk ishte përfshirë një pjesë e mallit, përkatësisht sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.”, thuhet në njoftim.

Vlera e mallrave të padeklaruara, sipas njoftimit, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27,000 euro.

“Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave. Dogana e Kosovës rikujton se deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat doganore. Çdo mospërputhje ndërmjet të dhënave të deklaruara dhe gjendjes faktike të mallrave i nënshtrohet verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet doganore.”, është thënë në njoftimin e Doganave të Kosovës

doganapadeklaruaramallra

Më shumë nga Lajme

  • 16:19Raportohet se Policia ka anuluar tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të 412 kadetëve, një ditë para organizimit
  • 16:07Inspektorati i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, shkak shkeljet e masave të sigurisë
  • 16:02​Kurti dhuron gjak në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët
  • 15:58“Jetë njerëzish janë shkatërruar”- Reagon gruaja e Ardian Bujupit për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5
  • 15:52Ish-ambasadori Greiçevci tregon si i bëri presion diplomatik Holandës për vizitat e krerëve të UÇK-së