Ai thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.
Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë:
“ Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, rrëfen vëllai i viktimës.
Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.
“ E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.
Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.
“ Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.