Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dorëzohet” QKUK, rikthen çmimin 50 centë për parking

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 14:01
“Dorëzohet” QKUK, rikthen çmimin 50 centë për parking

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta Bordi i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka vendosur që tarifa për shfrytëzimin e hapësirave të parkingut në QKUK të ulet nga 1 euro në 50 centë për orë.

Vendimi është mirëpritur nga qytetarët, ndonëse shumë prej tyre kërkojnë që pagesa për parking të hiqet plotësisht.

Nexhat Qollaku pagesën për të shfrytëzuar parkingun brenda hapësirave të QKUK-së e konsideron të panevojshme dhe barrë financiare për qytetarët.

“Më mirë ka qenë hiç se ka njerëz këtu me sëmundje nonstop i bie të sillet, është një barrë e rëndë.Edhe këtu të gjobitet nuk është në rregull”, tha ky qytetar.

Edhe Osman Sejfija e sheh të arsyeshëm vendimin e QKUK-së, pasi paraqet lehtësira për pacientët dhe familjarët e tyre.

“Mirë shyqyr që diçka po lirohet…Nëse vijnë njerëzit me arsye ishte dashur.. Në botë nëse vjen me detyrë dhe dert deri në gjysmë orë- një orë është pa pagesë. Një tarifë duhet të ekzistojë për ata që rrinë më gjatë“, tha ai.

Edhe Zahir Berisha i cili punon si taksist e mirëpret uljen e tarifës nga 1 euro sa ishte më herët në 50 centë për orë.

“Mirë se 1 euro është shumë shtrenjtë.. Duhet të hiqet, sidomos për taksistët. Ne vetëm hyjmë dhe dalim. Duhet të jetë zero”, tha Zahir Berisha.

Por, në QKUK bënë të ditur se ulja e çmimit është bërë me qëllim që të lehtësohet barra financiare për pacientët dhe familjarët e tyre.

“Ju njoftojmë, se Bordi Drejtues i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2026, ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 01/2026 për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Sipas vendimit të ri, tarifa e parkingut është 0.50 € nga 1 deri në 60 minuta, si dhe 0.50 € për çdo orë të qëndrimit (€/h).Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të barrës financiare për pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë QKUK-në”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Medie të QKUK-së.

Më parë,gjatë muajit shkurt të këtij viti Bordi i ShSKUK-së kishte marrë vendim për shtrenjtimin e shfrytëzimit të parkingut në e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga 50 centë sa ishte për orë në 1 euro. Kjo pati ngjallur reagime të shumta, sidomos të pacientëve dhe familjarëve të tyre.

qkuk

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media