Dr. Erblin Beqiraj ka përfunduar sot me sukses specializimin në lëminë e Kardiokirurgjisë. Lajmi u bë i ditur nga vet ai.
Postimi i plotë:
”Sot me sukses përfundova specializimin në lëminë e Kardiokirurgjisë pranë komisionit: • Prof. Dr. Adem Grbolar – Kryetar • Dr. Raif Çavolli – Anëtar • Dr. Arben Kojqiqi – Anëtar
Dua t’i falënderoj që të tre, të cilët morën pjesë sot në vlerësim dhe na dhanë gradën Kardiokirurg.
Falënderimi i veçantë dhe më i madhi i takon familjes sime, të cilët e bënë këtë rrugëtim të duket i lehtë dhe i shkurtër.
Falënderoj mentorin tim, Dr. Rifat Brahimaj, i cili asnjëherë nuk u tregua dorështrënguar në punën praktike.
Dy mësuesve të mi të mëdhenj, të cilët më mësuan bazën e Kardiokirurgjisë, Dr. Ramë Alaj dhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, shpresoj që t’ua shpaguaj ndonjëherë gjithë atë mund në formimin tonë si kardiokirurgë, ne që jemi sot.
Faleminderit edhe dy miqve të tjerë, kardiokirurgë të zot e të pa shoq, të cilët ishin mbështetje e madhe profesionale dhe miqësore, Dr. Ngadhnjim Arifi dhe Dr. Leonard Bytyqi.
Faleminderit tërë Kardiokirurgjisë.
Me respekt, Dr. Erblini, specialist i Kardiokirurgjisë.”, shkroi ai.