Një zjarr masiv ka përfshirë Qendrën e Mjekësisë Familjare, në fshatin Llopushnik të Dragashit.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen njësitet e zjarrfikësve, duke tentuar të shuanin zjarrin.
Flakët kanë përfshirë pjesën madhore të objektit, sakaq shkas i tyre dyshohet të jetë një qark i shkurtër në sistemin e ngrohjes.
