Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drejtori i Doganës takon anëtarët e Odës Amerikane, flasin për planin e punës dhe bashkëpunimin

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 13:00
Drejtori i Doganës takon anëtarët e Odës Amerikane, flasin për planin e punës dhe bashkëpunimin

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur sot në një takim me anëtarët e saj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, për të diskutuar planin e punës të Doganës për vitin 2026 si dhe fuqizimin e bashkëpunimit.

Në njoftim thuhet se në hapje të diskutimit, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerësoi pozitivisht partneritetin ndërmjet dy institucioneve, si dhe siç thuhet, lavdëroi reformat e vazhdueshme të ndërmarrë nga Dogana e Kosovës përgjatë viteve, duke e dalluar këtë institucion në mesin e organizatave homologe në Ballkan.

“Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, foli për synimet e vazhdueshme të institucionit të cilin ai e drejton për lehtësimin e tregtisë dhe mbështetjen e sektorit privat për realizimin e objektivave të tij brenda kornizës ligjore. Ai tha se të gjithë treguesit e performancës për vitin 2025 janë më të mirë krahasuar me vitet paraprake, duke theksuar përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve që reflektohet edhe me rritjen e numrit të zyrtarëve doganorë”.

“Duke folur për lehtësimin e tregtisë, Llugaliu foli për inaugurimin e një skeneri të ri në vendkalimin kufitar në Merdare, si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe skenerëve të tjerë që pritet të futen në funksion përgjatë vitit. Ai theksoi zgjerimin e vendkalimit doganor në Vërmicë, si njëri ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore, duke pasur parasysh që vëllimi më i madh i shkëmbimeve tregtare përpunohet përmes këtij vendkalimi kufitar”, thuhet në njoftim.

Duke folur për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për zero tarifa për mallrat me origjinë amerikane, Oda Amerikane njoftoi se Drejtori i Doganës ka thënë që po analizohen praktikat më të mira ndërkombëtare për përcaktimin e origjinës, e ndihmë në këtë aspekt o jep edhe Programi për Zhvillimin e të Drejtës Komerciale, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

OEA

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin