Drejtori i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, ka reaguar ashpër pas vendimit të kompanisë për mbylljen e aktivitetit, duke e lidhur këtë me inspektimet e kryera nga Ministria e Bujqësisë. Në një adresim para punëtorëve, Spahija akuzoi pushtetin se po favorizon importin e qumështit nga Serbia në vend të prodhuesve vendorë
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i ‘Vitës’. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha Spahija.
Ai u zotua para punëtorëve se kompania do të vazhdojë aktivitetin dhe se pagat e tyre do të ekzekutohen, pavarësisht zhvillimeve të fundit.
