John Stewart Duncan, ish-këshilltar i gjeneralit amerikan Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Në fjalën e tij para trupit gjykues, Duncan tregoi për sfidat që kishte hasur gjatë përpjekjeve për të komunikuar me përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, duke theksuar se fillimisht UÇK-ja nuk e njihte fare.
“Mua nuk më njihte asnjë pjesëtar i UÇK-së, as nuk më kishin parë ndonjëherë. Detyra ishte të më dëgjonin, jo të më shihnin. Kur më thane, ‘Shko dhe realizo këtë gjë’, unë u thashë se kjo nuk ka për të funksionuar. Unë s’mund të shkoj si një diplomat i panjohur te UÇK-ja, te një grup personash që po luftonin me lëkurë në bjeshkët e Kosovës”, tha ai.
