Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi,, ka bërë të ditur se kanë nisur inspektimet lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve.
Durimishi ka deklaruar se, është konstatuar se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare.
‘’Si Ministër i MMPHI-së dhe si Qeveri, kemi politikë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Jeta dhe shëndeti publik janë mbi çdo interes tjetër’’, ka shkruar ai mes tjerash, përcjell Express.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Institucionet përgjegjëse (përkatësisht MMPHI , MBPZhR dhe MINT) kanë nisur një inspektim të përbashkët lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve, me fokus të plotë në mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore, kafshët dhe mjedisin.
Pas informatave të pranuara nga MBPZHR, është konstatuar se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare. Për këtë arsye, institucionet kanë ndërmarrë masa konkrete dhe të pakthyeshme, në përputhje me standardet evropiane.
Teksa, deri më tani:
Është inicuar audimi i brendshëm për mbi 100 lëndë;
