Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marshi i 1 tetorit, Tasholli: I kemi ftuar të gjithë liderët dhe kemi qef me qenë të gjithë aty

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 19:19
Marshi i 1 tetorit, Tasholli: I kemi ftuar të gjithë liderët dhe kemi qef me qenë të gjithë aty

Përfaqësuesi i platformës "Liria ka emër", Ismail Tasholli ka dhënë detaje lidhur me marshin që do të mbahet nesër në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se ftesa për t'u bashkuar këtij marshi u është drejtuar të gjithë qytetarëve, përfshirë liderët e partive politike.

Duke folur në emisionin "Dpt Të Fidani" në Klan Kosova, Tasholli tha se në të gjitha marshet ftesa ka qenë e hapur për të gjithë.

"Po, në përgjithësi në të gjitha marshet ne kemi bërë ftesë për të gjithë. Marshi i fundit ka qenë i dalluar që i kemi ftuar edhe me folë, me i folë masës. Kësaj here kemi bërë thirrje për të gjithë qytetarët, që nënkuptojnë edhe liderët e secilës parti se ata janë pjesë e kësaj shoqërie. Je qytetar i këtij vendi dhe e ke përgjegjësinë për me mbrojt, po. Do të thotë kemi bërë ftesë për të gjithë. Në të tri marshet, dorën në zemër, secila parti politike ka bërë thirrje për me iu bashku marshit. Edhe kësaj here besoj të gjithë kanë me bërë thirrje, shumica kanë bërë thirrje që t'i bashkohemi marshit. Ajo që po e përsërisim "UÇK-ja na bashkon" duhet me u konkretizuar edhe në aspektin institucional, jo vetëm në aspektin qytetar. Unë e kam thënë që është një rrezik i madh nëse pushteti nuk i përngjan kërkesave të qytetarëve, krijohet një hendek i rrezikshëm që nuk bën me u futë asaj udhe", tha fillimisht ai.

Ai pohoi se në tri marshet e mëparshme çdo parti politike ka bërë thirrje për pjesëmarrje, dhe shprehu besimin se kështu do të ndodhë edhe tani.

Tasholli theksoi se slogani "UÇK-ja na bashkon" duhet të shihet i konkretizuar edhe në aspektin institucional, jo vetëm në atë qytetar.

Sipas tij, dëmi nga aktgjykimi nuk i takon një partie politike, një organizate joqeveritare apo komuniteteve të caktuara, por i takon gjithë Kosovës. Prandaj, tha ai, pjesëmarrja në marsh është obligim i qytetarëve për të dërguar një mesazh të rëndësishëm.

"Do të thotë i kemi bërë ftesa edhe kemi qejf të gjithë me qenë aty, sepse duhet të jemi të bashkuar, sepse dëmi është për të gjithë, nuk ka dëm për një parti politike apo për një organizatë joqeveritare apo për komunitete të caktuara, dëmi është për Kosovën. Dhe meqë ne jemi qytetarë të Kosovës e kemi obligim me qenë pjesë e marshit për me çuar një mesazh të rëndësishëm. Disa po pyesin cilat është rëndësia e protestës. E kam shpjeguar 5,000 herë. E kam shpjeguar 5,000 herë sepse është një kapitull aty në teorinë politike te demokracitë liberale, rolin që e ka prej polisit grek e deri sot. Mos me qenë qytetari dhe protesta, secilit pushtet i krijohet lehtësia qoftë tash ky pushteti i Hagës i veprimeve të papërgjegjshme", shtoi Tasholli.

gjithëkemibërë

Të ngjashme

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

21:01
Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet dhe duam të përmirësohemi!

Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet dhe duam të përmirësohemi!

17:17
6 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim

6 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim

12:51

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë