Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 22:37
Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Janë pamjet nga kamerat e sigurisë të datës 2 korrik të vitit 2026.

Në to, janë kapur edhe lëvizjet e fundit të Xhafer Raçit.

Ky i fundit kishte rreth një orë, që ishte larguar pa njoftuar nga shtëpia e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

“Vëllai ka dalë me 02.07, diku 8:15 nga shtëpia. Edhe ka pirë një cigare me një kojshi, nuk ka dhënë shenja, domethënë që po del, a kupton? Edhe ka, nuk e kemi rrugën pak si më kryesore, se rruga ku banojmë aty është rrugë, përfundon aty, domethënë nuk ka dalje. Ka shkuar në rrugën ku ka dalë, Se në kohët e fundit, ai ka qenë gjithmonë me përcjellje, por atë ditë, ka rastisur për një moment, për dy tre minuta, djali deri sa u shkua me bo kafe, edhe ai kur ka ardhur ka dalë”, shprehet Beqir Raçi- vëllau i Xhaferit.

E nga kjo ditë, vëllai i Xhaferit, Beqiri, thotë se nuk dinë gjë për fatin e 78-vjeçarit që vuan nga sëmundja e demencës.

Kjo i shtyri që të mobilizohen për kërkimin e tij.

“Këtu është varri i Rugoves këtu ka dal prej shpisë, këtu ka hyp përmbi përmendore ka dal këtu në shteg dhe ka shku deri tek shkolla “Iliria”. Tek shkolla “Iliria” ka dal tek rruga ‘Dëshmoret e Kombit’.Ka shku deri te rruga e Tokgashqes dhe është kthy e ka njek rrugen deri tek xhamia dhe këtu ka dal. Kjo është deponia e dheut këtu është gjetur ulur”, thotw ai.

E deri më tani, përpjekjet për ta gjetur Xhafer Raçin nuk rezultuan të suksesshme.

Madje, së fundmi, kërkimet u ndërprenë edhe nga organet e rendit, deri në pranimin e ndonjë informate nga qytetarët.

Kjo ka shtyrë familjen Raçi, të shqetësohen për fatin e kryefamiljarit.

Për këtë, kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

“Me trenerka të zeza, një parë papuqe, një maic me mangë të shkurta edhe një kapele të zezë. Flokët të bardha i ka. Mirëpo tash është kohë e gjatë dy jave. Ka mujt me ju rrit mjekra me i ra kapela. Mirëpo identifikimi i tij popullata mundet në sy e hundë. Në fytyrë ndoshta munden me identifikua”, shprehet Beqir Raçi.

Për gjetjen e Xhafer Raçit, ishin angazhuar edhe nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Ndërsa në një përgjigje për Tëvë1, edhe nga kjo shoqatë thonë se kërkimet janë ndërprerë përkohësisht dhe do të rifillojnë sapo të pranohet ndonjë informacion i ri ose të identifikohet një pistë e re kërkimi.

Nga çdo person që posedon informacion lidhur me vendndodhjen e z. Xhafer Raqi ta njoftojë menjëherë Policinë e Kosovës ose Shoqatën e Kosovës për Kërkim Shpëtim në 192 apo 045-112-102.

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare