Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 16:18
Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së

Inspektorati i Përgjithshëm njofton se ka shkarkuar nga detyra 4 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e inspektimit të një ngarkese prej 27 tonësh me mish derri me origjinë nga Brazili, të importuar nga subjekti “KING-MIT”.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm, pas shqyrtimit të dokumentacionit, zhvillimit të seancave dëgjimore dhe vlerësimit të përgjegjësive individuale të punonjësve të përfshirë.

Sipas njoftimit zyrtar, masa disiplinore “Largim nga detyra” është dhënë për L.B., inspektor kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar pranë AKU-së në Durrës, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, të stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës. Këto mangësi kanë lejuar kalimin e ngarkesës në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Të njëjtën masë disiplinore kanë marrë edhe tre inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, E.T., K.K. dhe M.G. Ata janë penalizuar për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit, mosidentifikimin e të gjitha shkeljeve të konstatuara dhe vendosjen e një mase administrative jo proporcionale me natyrën dhe rëndësinë e tyre.

Inspektorati i Përgjithshëm bën me dije se ka administruar dokumentacionin e përcjellë nga AKU-ja, ka ngritur Komisionin Disiplinor dhe ka zhvilluar dy seanca dëgjimore përpara marrjes së vendimeve.

Ndërkohë, për shkak të kompleksitetit të rastit dhe problematikave të konstatuara, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar edhe verifikimin e ligjshmërisë së procedurave administrative të ndjekura nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së për importimin dhe inspektimin e ngarkesës. Verifikimi synon shqyrtimin e plotë të dokumentacionit, veprimeve të kryera dhe përgjegjësive të strukturave të përfshira.

Në njoftimin e tij, Inspektorati i Përgjithshëm paralajmëron se nuk do të tolerojë pakujdesi, neglizhencë apo shkelje të procedurave dhe ligjit nga inspektorët e AKU-së në pikat e kalimit kufitar, duke theksuar se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit.

inspektorëaku-sëmish

Më shumë nga Lajme

  • 16:16Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”
  • 16:14Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë
  • 16:13Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit
  • 15:40Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjike
  • 15:32Vizita e Jakup Krasniqit, Tasholli e krahason Specialen me gjykatat e Jugosllavisë: Dy burgje, një njeri