Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një zonë malore pranë Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një terren të sigurt nga Policia e Tiranës.

Rasti është raportuar rreth orës 20:15 të 13 shtatorit, kur policia shqiptare është njoftuar se dy turistët kishin nevojë për ndihmë pasi kishin humbur rrugën në një terren të vështirë, në zonën pas malit të Dajtit

Turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policët u dhanë ndihmën e nevojshme dhe i shoqëruan drejt një zone të sigurt.