Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshimet për helmim në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 11:14
Dyshimet për helmim në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacionet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi, ku rreth 20 persona dyshohet se janë prekur pas konsumimit të sanduiçëve në njërën nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Në një përgjigje për Insajderin, nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Insajderin.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për dyshimin e helmimit nga ushqimi dhe se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

“Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, deklaroi Pllana.

Sipas informacioneve të deritanishme, rreth 20 raste të dyshuara të helmimit janë raportuar në një pikë të “Sach Pizza” në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Lajme

  • 18:57Arrestohet 41-vjeçari në Jarinje për falsifikim të dokumenteve, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë
  • 18:53Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë
  • 18:50​Refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, a do të zhvillohet takimi i thirrur nga Haxhiu?
  • 18:43“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada
  • 18:4333 vjeçari arrestohet në flagrancë për vjedhje të rëndë