Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte dhunuar një grua që ishte raportuar e zhdukur për disa ditë.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u arrit më 27 tetor, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje,.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.