Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet se ra për vdekje në greminë, ShKShMK nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 17:10
Dyshohet se ra për vdekje në greminë, ShKShMK nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi në Grykën e Rugovës, në kilometrin e 7-të.

Në operacion po marrin pjesë edhe Zjarrëfiksat e Pejës dhe Policia e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Sipas ShKShMK-së, dyshohet se viktima ka rënë në një greminë, në afërsi të rrugës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

Bëhet e ditur se polica e ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.

Më shumë nga Lajme

  • 15:24Kurti: Çështjen e krerëve në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me presidentin
  • 15:21PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
  • 15:20Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit
  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale