Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 16:23
Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj tre personave, të dyshuar për përfshirje në shitjen e paautorizuar të armëve të zjarrit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit me inicialet V.C. është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, hetimet kanë nisur edhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë, D.P. dhe L.U., të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet V.C. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkaq, ndaj dy të pandehurve të tjerë, me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët gjenden në arrati, Prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C. nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më datë 30.10.2026 në Gjakovë, konkretisht në poligonin e armëve “T…”, me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për armët dhe materiet plasëse, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 (njëqind e dhjetë) armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte në depon e poligonit të licencuar, personave me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët aktualisht gjenden në arrati. Pas kësaj, i pandehuri rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët e njëjta i ishin vjedhur.

Me këto veprime i pandehuri me inicialet V.C., ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 par.1 të KPRK-së

gjakovëndajthemelore

Të ngjashme

Khamenei: Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do ta ndryshojnë “armiqësinë” e SHBA-së ndaj Teheranit

Khamenei: Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do ta ndryshojnë “armiqësinë” e SHBA-së ndaj Teheranit

16:18
BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave

BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave

14:18
Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë

Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë

10:14
Bayerni fiton pastër ndaj Atleticos

Bayerni fiton pastër ndaj Atleticos

22:56

Më shumë nga Lajme

  • 17:19Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik
  • 17:11Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
  • 17:07Ky fëmijë ka humbur, nëse e shikoni njoftone policinë
  • 17:02Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake
  • 16:47Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media