Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Familjarët, e viktimës, kanë publikuar fotografinë tij duke bërë të ditur se viktima është Driton Isa Haliti.
“Na e këpute shpirtin Driton! Si pasojë e një aksidenti trafikut ne fshatin Dollc, sot humbi jetën kushëriri im Driton Isa Haliti. Shpirti yt i bardhë në lule xhenetit Driton!” kanë shënuar familjarët në rrjetet sociale.
