Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ndalohet përkohësisht prodhimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 11:19
Ndalohet përkohësisht prodhimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, i cili prodhohet nga kompania “Buquku” SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar prani të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi nivelet e lejuara.

Sipas njoftimit të AUV-së, masa ka ardhur pas kontrolleve zyrtare, ku është konstatuar se produkti nuk i plotëson kriteret mikrobiologjike sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore.

Ndalimi vlen për produktin me numër aprovues RKS-144 dhe me datë të prodhimit 12 nëntor 2026.

Bazuar në raportin laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e testuara kanë dalë me nivele të bakterit E. coli mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit.

Përveç ndalimit të përkohshëm të prodhimit, inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar edhe tërheqjen nga tregu të sasive të mbetura të këtij produkti.

Kompania prodhuese është obliguar që:

Të identifikojë burimin e kontaminimit;

Të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit;

Të zbatojë masa korrigjuese lidhur me higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Sipas AUV-së, prodhimi nuk do të mund të rifillojë pa u mënjanuar të gjitha mangësitë e evidentuara, pa u vërtetuar përmes analizave të reja laboratorike përmbushja e kritereve mikrobiologjike dhe pa u bërë riverifikimi i kushteve të prodhimit nga inspektorët e agjencisë.

coliprodhimitbuquku

Më shumë nga Lajme

  • 16:11Festë, bashkim dhe krenari kombëtare, Burim Ramadani shënon 28 Nëntorin në Elbasan
  • 16:10Gërvalla cakton u.d. drejtorin e Shërbimit Sprovues
  • 16:00Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar?
  • 15:56"Këtë kufi shqiptarët e kanë la me gjak" , Ramush Haradinaj e Rafet Rama rikthehen në vendin ku ra heroikisht Luan Haradinaj
  • 15:54Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës