Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E konfirmuar: Bie në pranga i “avancuari” në ministrinë e Fitore Pacollit pas bastisjes në Agjencinë Kadastrale

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 17:05
E konfirmuar: Bie në pranga i “avancuari” në ministrinë e Fitore Pacollit pas bastisjes në Agjencinë Kadastrale

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme, pas bastisjes në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Në mesin e të arrestuarve ështe edhe Bashkim Shaqiri.

Siç bën të ditur prokuroria në njoftim, “sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dhe në disa lokacione te tjera, ku janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona me inicialet A.B., N.K., A.Q., B.SH., dhe M.B”.

“Të dyshuarit, dyshohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i Detyrës apo Autoritetit Zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprën penale ‘’Falsifikimi i Dokumentit’’ nga neni 390 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’ sipas nenit 395 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Sipas Prokurorisë, dy nga të dyshuarit kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë. Një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin e saj, ndërsa dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme”, vijon njoftimi.

Gazeta Insajderi raportoi se Bashkim Shaqiri së fundmi është avancuar në pozitë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, e cila është në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Shaqiri ishte arrestuar edhe më herët për dallavere me prona.

Në përbërje të komisionit, ishin: Demir Hyseni, ekspert për kadastër & GIS, kryetar, Bashkim Shaqiri (personi i arrestuar sot) Udhëheqës divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit anëtar dhe Mentor Kasumi u.d. udhëheqës i Divizionit për Matje dhe Rrjeta Gjeodezike, anëtar.

Anëtarët e komisionit kanë mandat një vjeçar, sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi.

Komisioni për shqyrtimin e ankesave ka për detyrë pranimin, shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me ankesat kundër vendimeve të zyrave kadastrale komunale apo Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Po ashtu, komisioni mban regjistër për pranimin dhe trajtimin e ankesave, si dhe merr pjesë në mbledhjet për shqyrtimin e tyre, qoftë në formë fizike apo elektronike.

Komisioni gjithashtu shqyrton dhe vlerëson komentet dhe opinionet e marra nga zyrtarët e fushave përkatëse. Në kuadër të procesit të shqyrtimit, ai mban procesverbale për secilën ankesë, cakton zyrtarët përgjegjës për përgatitjen e vendimeve dhe ua përcjell atyre procesverbalet përkatëse. Përveç kësaj, komisioni administron regjistrin e lëndëve të caktuara për zyrtarët përgjegjës.

Ndër përgjegjësitë tjera përfshihet edhe nënshkrimi i vendimeve dhe procesverbaleve të takimeve, si dhe kryerja e detyrave të tjera që lidhen me procesin e shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se ish-kryesuesja e Komisionit, Edona Kutllovci Durmishi, është transferuar në Zyrën e Kryeministrit, prandaj është shkarkuar nga pozita dhe në vend të saj është emëruar Demir Hyseni si kryesues i ri. Po ashtu, anëtari Faik Kelmendi është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ndërsa në vend të tij është emëruar Bashkim Shaqiri.

Në dokument përmendet edhe largimi i anëtarit Naim Nishori nga komisioni për arsye personale, me kërkesë të tij, ndërsa në vend të tij është emëruar Mentor Kasumi. Sipas arsyetimit, këto ndryshime janë bërë për të ruajtur funksionalitetin, objektivitetin dhe efikasitetin e punës së komisionit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn

12:29
“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

19:46

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
  • 13:25Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat, miliona euro u ndanë përmes tenderëve