Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 16:51
E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

Vesel Demaku është një nga 27 futbollistët e ftuar te kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet e shtatorit/tetorit.

Mesfushori, megjithatë, nuk ishte pjesë e listës finale në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për ndeshjen ndaj Irlandës, të cilën Kosova e fitoi 1-0, me golin e Vedat Muriqit.

Gjithsesi ka shpresë që ai mund të luajë në ndeshjen ndaj Austrisë, e cila do të jetë e veçantë për Demakun.

Kështu ka thënë edhe vetë ai për një medium austriak, para ndeshjes së nesërme, mes Kosovës dhe Austrisë, që do të luhet në Vjenë.

Demaku ka lindur në Austri, mirëpo e zgjodhi kombëtaren e Kosovës, pasi ka rrënjët nga shteti ynë.

Mesfushori i Kosovës ka rrëfyer për gazetën austriake “Der Standard” arsyet që e shtynë të zgjedhë përfaqësimin e Kosovës para Austrisë.

Demaku ka treguar se ky vendim ka edhe një rëndësi të veçantë familjare, pasi mban emrin e gjyshit të tij, Veselit, i cili humbi jetën gjatë luftës në Kosovë.

“Kur luaj për Kosovën, për mua dhe familjen time është një gjë shumë e madhe”, ka deklaruar Demaku.

Ai ka thënë se është mirënjohës ndaj Austrisë, ku familja e tij gjeti strehim dhe ku ai u rrit. Megjithatë, përfaqësimin e Kosovës e ka përshkruar si një vendim të marrë me bindje të plotë.

Demaku ka theksuar gjithashtu se një pjesëmarrje e Kosovës në një Kampionat Botëror ose Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme për vendin.

Ndeshja Austri – Kosovë do të luhet nesër, me fillim nga ora 18:00.

Dy kombëtaret kanë nga tri pikë, nga ndeshjet e para, pasi edhe Austria fitoi ndaj Izraelit, me shifrat prej 3-1.

demakuaustrisëkosovës

Të ngjashme

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

17:45
Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

17:17
Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

13:06
Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

22:54

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Hysen Muzliukaj pezullohet nga detyra e Drejtorit të Instituti për Administratë Publike pasi aktakuzës për korrupsion
  • 17:47Perparim Rama kujton referendumin e vitit 1991: Një popull, një vullnet
  • 17:44AUV-i tërheq nga tregu disa produkte “Flips Ketchup”
  • 17:12Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg
  • 17:11Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në fshatin Mramor