Një e mitur në Mitrovicë ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën ,,Lah Nimani” në Mitrovicë, e në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
“Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar”.
