Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E ndihmoi një të dyshuar të ikte nga Policia, çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për policin e Njësisë Speciale

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 20:13
E ndihmoi një të dyshuar të ikte nga Policia, çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për policin e Njësisë Speciale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për policin e Njësisë Speciale, Murat Latifin, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe disa veprave tjera penale.

Në kërkesën e Prokurorisë bëhet e ditur se Latifi kishte ndihmuar një të pandehur të largohej nga Policia pasi i njëjti ishte në kërkim.

“Ekziston dyshimi se me datë 02 shtator 2025 në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, i pandehuri me dashje e duke e shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar si zyrtar policor, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personin tjetër, shkon tek shtëpia e të pandehurit K.M., dhe e merr dhe e largon nga shtëpia duke shkuar në drejtim të Prishtinës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Ndaj Latifit gjithashtu ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ai dyshohet se ka përdorur armën e tij duke shtënë brenda lokalit shtatë – tetë here, si dhe një ditë tjetër shihet duke shtënë tre herë.

“I pandehuri M.L., në shtëpinë e tij në Vushtrri ka mbajtur një sasi të fishekëve, si dhe në një lokal nate i njëjti përdor armën e tij duke shtënë brenda lokalit shtatë – tetë here, si dhe një ditë tjetër shihet duke shtënë tre herë, pamje këto të publikuara nëpër rrjete sociale, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët. Të pandehurit, gjatë bastisjes së mbrëmshme në shtëpinë dhe veturën e tij, i janë sekuestruar dy telefona dhe fishekë”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

arresitimPoliciaprokuroria

Të ngjashme

Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales