Një protestuese iu drejtua togerit të suspenduar, Faruk Muqollit, gjatë protestës për rastin e Arlinda Zekajt, duke e pyetur në mënyrë ironike nëse ishte çlodhur nga ajo që ajo e quajti “lodhja e Arlindës”.

“Toger, a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?”, thotë ajo.

Protesta po mbahet në shenjë kërkimi të drejtësisë për Arlindën dhe të llogaridhënies institucionale për rastin e saj.