Një 44-vjeçar nga fshati Norçë i komunës së Preshevës ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Ramush Tahirit e kanë bërë të ditur fshati Norçë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e tij.
Postimi i plotë:
“Vërtet, ne jemi të Allahut dhe tek Ai do kthehemi”
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës..
