Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë: Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 08:39
E rëndë: Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Një grua 46-vjeçare ka vdekur të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, kur autoritetet kanë pranuar informacion se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

“Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduarën. Më pas ka ndërhyrë edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime. Rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes”.

“Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka deklaruar Veseli.

Më shumë nga Lajme

  • 20:36BE: Procesi i konstituimit të institucioneve të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme
  • 20:23Zjarre në dy fshatra të Mitrovicës, Faton Peci ndan detaje
  • 20:23Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti
  • 20:23Pas rrëzimit të disa objekteve, Pacolli thotë se është urdhëruar edhe “mbyllja” e një restoranti te Liqeni i Radoniqit
  • 19:32Reçica: Kosovës i duhet përgjegjësi shtetërore, jo fitore partiake