Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 10:10
E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar

Një fëmijë katërvjeçar është plagosur me thikë, në një rast që ka ndodhur të enjten në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 12:20, pasi fëmija ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me plagë në dorë dhe në gjoks. Sipas mjekut kujdestar, katërvjeçari është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në lidhje me këtë informacion, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku, në bazë të hetimeve fillestare, dyshohet se e dyshuara M.M., e lindur në vitin 1990, e gjinisë femërore, ka sulmuar një fëmijë të lagjes, derisa ai ishte në rrugë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarën, e cila gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë. Megjithatë, zyrtarët kanë arritur ta arrestojnë atë pa pasoja.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve është raportuar se e dyshuara ka probleme të shëndetit mendor.

leposaviqthikërëndë

Të ngjashme

“Me qëllim të hakmarrjes” Ish-zyrtari policor Festim Ramadani dënohet me 16 vite burgim për vrasjen e rëndë në Bibaj

“Me qëllim të hakmarrjes” Ish-zyrtari policor Festim Ramadani dënohet me 16 vite burgim për vrasjen e rëndë në Bibaj

10:46

Më shumë nga Lajme

  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
  • 09:54Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin
  • 09:53Von der Leyen në objektin e ri të FSHMN-së, bashkë me Kurtin e Ramën