Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë: Raportohet se është tentuar të vritet zyrtari i BE-së në Kosovë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 09:40
E rëndë: Raportohet se është tentuar të vritet zyrtari i BE-së në Kosovë

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur se ngjarja është evidentuar më 04.11.2025, kur fillimisht në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë është paraqitur një person i plagosur, i cili më pas është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK, raporton sinjali.

Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik.

Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura.

Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet po vazhdojnë.

Zyrtari i BE-së

Më shumë nga Lajme

  • 15:18Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës
  • 15:17Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”
  • 14:41Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë