Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 13:14
E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë

E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramëNjë rast i veçantë është shënuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku është realizuar me sukses një lindje natyrale e një foshnjeje me peshë mbi pesë kilogramë.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka ardhur në jetë me peshë 5 kilogramë e 50 gramë, ndërsa ka pasur gjatësi prej 65 centimetrash. Spitali e ka cilësuar rastin si të veçantë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor që u kujdes për nënën dhe foshnjën gjatë procesit të lindjes.

“Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku dhe dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Në ekipin që mori pjesë në proces ishin edhe mamitë dhe infermieret Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Nga spitali theksojnë se rasti përbën një moment të veçantë për institucionin dhe, sipas tyre, “dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit”.

Spitali ka përcjellë urimet për nënën dhe familjen, ndërsa foshnjës i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë.

“Urime të përzemërta nënës dhe familjes! Foshnjës i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, përfundon njoftimi i spitalit.

mitrovicëfoshnjakilogramë

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin