Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i përjetshëm për ish të dashurin e studentes shqiptare në Romë

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 17:03
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i përjetshëm për ish të dashurin e studentes shqiptare në Romë

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sulës, në mars të vitit të kaluar.

Sipas akuzës, i riu e vrau me thikë vajzën dhe më pas hodhi trupin e saj, të futur në një valixhe, në një humnerë.

Samson, i cili ka pranuar krimin, akuzohet për vrasje me paramendim dhe fshehje të kufomës. Gjatë seancës gjyqësore, prokurorët deklaruan se krimi “ishte planifikuar dhe u ekzekutua me gjakftohtësi”.

Procesi po zhvillohet në sallën bunker të burgut Rebibbia në Romë. Sipas hetimeve, Samson e ka goditur Ilarian tre herë me thikë në qafë në apartamentin e tij në Romë. Pas vrasjes, ai dyshohet se e fshehu trupin në një valixhe dhe e hodhi në një humnerë në Capranica Prenestina.

Prokuroria e cilësoi dosjen hetimore si “të rëndë dhe me prova të forta”, ndërsa Samson akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim, motive të ulëta dhe fshehje të trupit, shkruajnë mediat.

Gjatë paraqitjes së ngjarjes në gjykatë, prokurori shtesë Giuseppe Cascini deklaroi se “Samson e kishte thirrur Ilarian në një pritë në banesën e tij. Ajo fillimisht u godit me grushte dhe më pas u ther me thikë”.

Sipas prokurorisë, i riu nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj viktimës, madje pas krimit kishte dalë për të ngrënë. Prokurori e përshkroi Samson si “manipulues, hipokrit dhe të mësuar me gënjeshtra”, duke shtuar se ai kontrollonte jetën e Ilarias gjatë marrëdhënies së tyre.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe prindërit e viktimës, Flamur dhe Gezime Sula. Ata deklaruan se mbështesin kërkesën për burgim të përjetshëm.

“Nesër do të ishte ditëlindja e Ilarias. Burgimin e vërtetë të përjetshëm e kemi ne, sepse ai ende jeton, merr frymë, ha dhe pi, ndërsa vajza jonë i mbylli sytë përgjithmonë”, thanë ata mes dhimbjes./TCh/

Prokuroria e Romës

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen
  • 22:41Kurti mbledh Qeverinë, në mënyrë elektronike marrin vendim për projektligjin për Gjykatën Speciale
  • 22:28Djali i Adem Demaçit paralajmëron futjen në politikë: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
  • 22:13Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit
  • 22:06Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt