Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Edhe 10% e votave pa u numëruar, kush fiton e kush mbetet jashtë?

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 15:15
Edhe 10% e votave pa u numëruar, kush fiton e kush mbetet jashtë?

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit po shkon drejt fundit. Qendrat Komunale tashmë kanë procesuar gati 90 për qind të vendvotimeve dhe tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në njoftimin e fundit të KQZ-së, verifikimi dhe numërimi ka përfunduar në 29 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%.

Ndërkaq procesi nuk është përmbyllur ende në 9 QKN-të tjera:

Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); Prishtinë (107/262).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën për rezultate, në këte LINK .

Teksa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.”

Gjatë periudhës së regjistrimit, 6 maj – 17 maj 2026, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
  • 19:57Pacolli: 15 milionë euro për menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave në Prishtinë
  • 19:52A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit
  • 19:40Kurti dhe anëtarë të VV-së ndezin qirinj pranë muralit të Astrit Deharit
  • 19:20Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it