Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se qytetari Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë.
Sipas Kocit, Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familja e tij e ka kontaktuar avokatin duke i kërkuar që të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.
Familjarët, sipas Kocit, kanë deklaruar se Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku sipas tyre është pronar i disa furrave të bukës. Ata kanë sqaruar se rastin nuk e kanë bërë publik më herët nga frika e pasojave për të dhe për familjen e tij, pasi shpesh udhëtojnë përmes Serbisë drejt Kosovës.
