Një vendim i Gjykatës Penale të Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, për një periudhë 5-vjeçare, mes tyre edhe një organizatë nga Kosova.
Sipas listës së publikuar në mediat egjiptiane, bëhet fjalë për një subjekt të emërtuar në përkthim si “Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim”. Në të njëjtin vendim janë përfshirë edhe 36 individë, si dhe organizata të tjera islame që veprojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Mes organizatave të përfshira në listë figuron edhe një shoqatë kulturore në Shqipëri, krahas organizatave të tjera islame që veprojnë në vende të ndryshme të Europës.
Vendimi është marrë nga Seksioni i Dytë Penal i Gjykatës Penale të Kajros, në çështjen që lidhet me Sigurinë e Lartë të Shtetit.
Në qendër të vendimit është Këshilli i Myslimanëve të Europës (Council of European Muslims), i njohur më parë si Federata e Organizatave Islamike në Europë, së bashku me degët e tij.
Në listë janë përfshirë gjithashtu shoqata dhe institucione islame në Francë, Britani, Zvicër, Gjermani, Itali, Suedi, Shqipëri dhe vende të tjera.
Lista e 35 organizatave të përfshira
Sipas emërtimeve të përkthyera nga dokumenti arab, organizatat e përfshira në vendimin e gjykatës janë:
Këshilli i Myslimanëve të Europës dhe degët e tij.
Myslimanët e Francës.
Shoqata Myslimane e Britanisë.
Liga Myslimane e Zvicrës.
Komuniteti Islamik Gjerman.
Shoqata Islamike në Suedi.
Shoqata Islamike në Itali.
Shoqata Islamike për Dialog dhe Bashkëjetesë (Spanjë).
Shoqata Islamike Irlandeze.
Shoqata Islamike në Poloni.
Shoqata Islamike dhe Kulturore (Rumani).
Shoqata Myslimane e Hungarisë.
Shoqata “Al-Hikma” për Shkencë, Miqësi dhe Bashkëpunim (Turqi).
Shoqata Kulturore “Al-Mustaqbal” (Shqipëri).
Këshilli i Myslimanëve të Ukrainës.
Liga Myslimane e Belgjikës.
Shoqata AKOS për Edukim dhe Kulturë (Bosnjë-Hercegovinë).
Unioni i Organizatave Islamike në Rusi.
Shoqata e Rinisë Islame (Maqedonia e Veriut).
Shoqata Islamike në Finlandë.
Shoqata Islamike në Norvegji.
Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim (Kosovë).
Këshilli Islamik Danez.
Kompleksi Kulturor Islamik (Austri).
Shoqata Islamike Holandeze.
Shoqata Kulturore Islamike “Al-Salam” (Moldavi).
Qendra Arabo-Greke për Kulturë dhe Qytetërim.
Unioni i Studentëve Myslimanë (Çeki).
Këshilli Europian për Fetva dhe Kërkime.
Këshilli Europian i Imamëve.
Këshilli Europian për Familjen Myslimane.
Këshilli Europian për Kuranin e Shenjtë.
Këshilli Europian për Gratë Myslimane.
Forumi Europian i Studentëve Islamikë.
Instituti Europian i Shkencave Humane dhe degët e tij.
Lista përfshin 28 organizata të identifikuara me vende të veçanta dhe shtatë këshilla e institucione me shtrirje europiane.
