Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrihet shuma për trajtimin e Lekës, familja ndërpret fushatën e donacioneve

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 16:21
Arrihet shuma për trajtimin e Lekës, familja ndërpret fushatën e donacioneve

Familja e Lekës ka bërë të ditur se, falë solidaritetit dhe kontributit të qytetarëve, është arritur shuma e nevojshme për trajtimin e tij.

Familja ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan financiarisht, shpërndanë thirrjen për ndihmë dhe ofruan përkrahje morale në këtë periudhë të vështirë.

Po ashtu, familja ka bërë të ditur se Ministria u ka premtuar se do ta mbulojë pjesën e mbetur të shpenzimeve.

Njoftimi:

Të dashur miq, familjarë dhe të gjithë njerëzit me zemër të madhe,

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tonë ndaj secilit prej jush që u solidarizua, kontribuoi dhe ndau thirrjen tonë për ndihmë.

Në një moment shumë të vështirë për familjen tonë, na dëshmuat se solidariteti, humanizmi dhe dashuria njerëzore janë më të forta se çdo vështirësi. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, çdo shpërndarje dhe çdo fjalë inkurajuese kanë pasur një vlerë të jashtëzakonshme për ne.

Falë zemërgjerësisë suaj, shuma e kërkuar tashmë është arritur. Gjithashtu, jemi mirënjohës ndaj Ministrisë, e cila na ka premtuar se pjesën e mbetur të shpenzimeve do ta mbulojë ajo. Për këtë arsye, dëshirojmë t’ju njoftojmë se për momentin po e ndërpresim fushatën e mbledhjes së donacioneve.

Nga zemra, ju falënderojmë të gjithëve, pa përjashtim. Falënderojmë ata që kontribuuan, ata që shpërndanë thirrjen tonë dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë me lutje, mesazhe dhe përkrahje morale.

Ju lutemi, mos i ndalni lutjet tuaja për Lekën. Përkrahja juaj nuk na duhet vetëm në aspektin financiar, por edhe në këtë rrugëtim të vështirë që po e kalojmë. Lutjet, shpresat dhe energjia juaj pozitive janë shumë të çmuara për ne.

Këtë humanizëm dhe këtë mbështetje nuk do ta harrojmë kurrë.

Zoti ju shpërbleftë secilin me shëndet, lumturi dhe të mira në familjet tuaja. Ju qofshim borxhli për gjithë këtë dashuri dhe solidaritet!

Faleminderit që u bëtë pjesë e shpresës sonë për Lekën!


familjashumatrajtimin

Të ngjashme

Ish-luftëtari i UÇK-së shprehet i zhgënjyer me trajtimin në Spitalin e Pejës: U largova pa terapi pas disa orësh pritje

Ish-luftëtari i UÇK-së shprehet i zhgënjyer me trajtimin në Spitalin e Pejës: U largova pa terapi pas disa orësh pritje

20:01

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
  • 11:32Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
  • 11:31Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të
  • 11:28Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura
  • 11:00Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm