Policia e Kosovës sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar S.S., nga Italia për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘kontrabandë me emigrantë’.
