Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, të hënën ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.
I dyshuari, sipas njoftimit të policisë, ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës” dhe “Privimi i lirisë së fëmijës”, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk.
