Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 21:31
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

“Me datën 11.11.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, pasi i njëjti ishte përfshirë në veprën penale të Dhunimit.”, thuhet në njoftim.

Pas ekstradimit, sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, është thënë në njoftim.

ndërkombëtarzvicrakosovë

Të ngjashme

Inflacioni në Kosovë 7.1 për qind, Kurti i flet nobelistit Aghion për rritjen ekonomike

Inflacioni në Kosovë 7.1 për qind, Kurti i flet nobelistit Aghion për rritjen ekonomike

15:04
Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

09:13
Nafta dukshëm më e lirë në Maqedoninë e Veriut se në Kosovë, diferenca arrin 29 centë për litër

Nafta dukshëm më e lirë në Maqedoninë e Veriut se në Kosovë, diferenca arrin 29 centë për litër

20:25
Lista Studentore hyri në Kosovë, e quajti pjesë të Serbisë, institucionet tona nuk tregojnë kush ua dha lejen

Lista Studentore hyri në Kosovë, e quajti pjesë të Serbisë, institucionet tona nuk tregojnë kush ua dha lejen

16:14

Më shumë nga Lajme

  • 22:51Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
  • 22:50Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara
  • 22:45Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro
  • 22:38Vdes profesoresha dhe poetja Hanëmshahe Ilazi, varroset me flamurin kuq e zi
  • 22:32Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA?